Trump: Jam imun ndaj Covid-19

0
57

Më pak se dy javë pasi u infektua me koronavirusin e ri, presidenti i SHBA Donald Trump tha se tani ka fituar imunitetit.

“Tani keni një president të imunizuar, mbase për një kohë të gjatë, mbase për një kohë të shkurtër”, tha Trump në një intervistë telefonike për Fox News.

”Të qenit i infektuar ju jep imunitet”, tha Trump, duke minimizuar shqetësimet në komunitetin shkencor se imuniteti te pacientët e mëparshëm Covid-19 mund të jetë jetëshkurtër.

Pretendimi erdhi pasi presidenti 74-vjeçar hoqi maskën të shtunën në ngjarjen e tij të parë publike që prej testit pozitiv për koronavirusin.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë i hapi të enjten presidentit dritë jeshile për të dalë nga izolimi i koronavirusit këtë fundjavë, pasi ai doli pozitiv 11 ditë më parë.

Të shtunën, mjeku i Trump, Sean Conley, tha se presidenti “nuk konsiderohet më një rrezik transmetimi te të tjerët”.

Sidoqoftë, Conley nuk tha nëse Trump ka marrë një rezultat negativ të testit të koronavirusit.

Sipas udhëzimeve të agjencive shëndetësore amerikane, njerëzit që kontaktojnë koronavirusin mund të mbeten ngjitës për të paktën 10 ditë pas shfaqjes së simptomave, megjithëse kjo mund të zgjasë edhe më gjatë për raste më të rënda./ATSH