Trump i jep ”Medaljen e Lirisë” Tiger Woods

0
42

Presidenti amerikan, Donald Trump i dha lojtarit të njohur të golfit, Tiger Woods ”Medaljen e Lirisë”, dekoratën më të lartë civile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë.

”Arritjet tuaja të shkëlqyera në fushën e golfit dhe triumfi juaj mbi vështirësitë fizike, përpjekja juaj e pamëshirshme për të fituar, fituar, fituar… këto cilësi përfaqësojnë misionin amerikan, atë që shtyn kufijtë”, tha Trump gjatë një fjalimi vibrant për kampionin, autor i një rikthimi spektakolar në plan të parë me fitoren e tij të fundit në Master Augusta, 11 vjet pas kurorëzimit të tij të fundit.