Trump hap dritën jeshile për kalimin e pushtetit

0
89

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi në Twitter se kishte hapur dritën jeshile për kalimin e pushtetit.

“Në interesin më të mirë të vendit tonë unë rekomandoj Emily Murhpy, kreun e Përgjithshëm të Administratës dhe ekipin e saj që të bëjnë atë që duhet duke iu referuar protokolleve fillestare”, theksoi Trump.

”Po ashtu i komunikova ekipit im të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Trump./ATSH