“Trimërinë dhe Besën i keni vetëm nëpër lahuta dhe çiftelira”

0
252

Nga Edison Ypi

Kur 30 vjet të shkuara zbarkuat me mijëra në Itali e gjetkë, u sollët sikur italianët dhe të tjerë ua kishin borxh tu mbanin e tu sajdisnin, tu vishnin, tu mbathnin, tu ngopnin, tu gjenin edhe punë.
Sot sirianët që po ikin nga lufta dhe nga diktatura, nuk duan të rrinë këtu, ata thjesht po kalojnë.
Pse nuk bëni për sirianët as 1 të mijtën e asaj që bënë për ju italianët ?
Ku janë pedagogët, akademikët, doktorat, profesorat, llapaqenat që flasin nëpër televizora për të drejtat e njeriut ?
Ku është shoqëria civile e parazitëve të zyrave që merret me këto punë ?
Ku janë në këtë rast OJQ-të që majmen me paret e taksapaguesve ?
Pse po i fusni ata të mjerë nëpër burgje dhe spitale ?
Pse s’pipëtini, pse strukeni, pse bëni sikur s’i shihni ?
Ku e keni ndjeshmërinë njerëzore, mikpritjen legjendare, kanunin, respektin për fatkeqin që troket natën se ka humbur rrugën ?
S’keni fare të tilla.
Trimërinë dhe Besën i keni vetëm nëpër lahuta dhe çiftelira.
S’keni ndryshuar aspak.
Jeni po ata që na spiunonit kur donim të arratiseshim.