“Tri Gra dhe Misugi” në Gjilan

0
81

Të hënën, më 10 dhjetor, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit” vjen një shfaqje  nga Tirana, “Tri Gra dhe Misugi” e cila është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue.

Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie.

Histori dhe copëza te fuqishme dashurie.

E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët.

“Në një shfaqje të konceptuar si teater brenda teatrit, përmes distancimit në intervalet mes monologjeve (letrave) zberthejme mardhenien njerezore aktor – regjisor me kompleksitetin e saj e cila shkon ne rrafsh paralel me rrefimin e personazheve te Inoues. Me mbështetjen e Ministrisë së Kultures, Bashkisë Tiranë, Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, Tess Albania.
Përkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Anxhela Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, Video dhe foto nga Gert Izeti”, thuhet në njoftim./OxygenPress.info