Tri gazetare shpërblehen për gazetari hulumtuese nga Bashkimi Evropian

0
239

Tri gazetare shpërblehen për gazetari hulumtuese nga Bashkimi Evropian

Saranda Ramaj (Koha Ditore), Serbeze Haxhiaj (RTK) dhe Ardiana Thaçi-Mehmeti (KTV), janë tri gazetaret hulumtuese nga Kosova, të cilat janë shpërblyer për storjet e tyre hulumtuese.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN-HUB) ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Shpërblimet e Gazetarisë Investigative të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, me qëllim të festimit dhe promovimit të arritjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve hetues në Kosovë.

Gazetarja e Kohës Ditore, Saranda Ramaj, është shpërblyer me çmimin e parë për gazetari hulumtuese, çmimin e dytë e ka fituar gazetarja e RTK-së, Serbeze Haxhiaj, ndërkaq çmimi i tretë i ka takuar gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti nga KTV.

Drejtoresha rajonale e BIRN-it, Marija Ristiq, tha se çmimet që ndahen për gazetari hulumtuese janë ato që gjithmonë e freskojnë edhe më shumë këtë fushë.

“Ky është një mjet i rëndësishëm pasi kjo freskon gazetarinë hulumtuese më Kosovë. Kemi pasur aplikacione shumë të mira dhe juria ka pasur një detyrë të vështirë që t’i përzgjedh ato”, tha ajo./AlbFem