“Trepça nuk është në ditët e saja më të mira”

0
57

Ministri i Ekonomisë, Muharrem Nitaj së bashku me Kryeministrin Avdullah Hoti, sot kanë vizituar ndërmarrjen Trepça, ku janë takuat me Bordin dhe menaxhmentin e ndërmarrjes.

Ata u njoftuan nga menaxhmenti për gjendjen aktuale dhe problemet me të cilat po përballet Trepça.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë, Kryeministri Hoti dhe Ministri Nitaj kërkuan nga menaxhmenti Trepçës që të hartojë një plan të detajuar biznesi, për takapërcyer krizën dhe premtuan se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të shohë të gjitha mundësitë e mundshme që ta mbështes Trepçën në kapërcimin e situatës së krijuar nga borxhet e akumuluara, që janë grumbulluar ndër vite.

Ministri Nitaj nga ana e tij tha se Trepça duhet që brenda një afati të shkurtër të shndërrohet në një ndërmarrje profitabile dhe të mos jetë më barrë e Ministrisë.

“Trepça nuk është në ditët e saja më të mira. Në dy tre muajt e fundit ka pasur lëvizje pozitive, për të parën herë ka arritur që me të hyrat e veta t’i sigurojë pagat e punëtorëve, mirë po kjo nuk është e mjaftueshme, Trepça duhet t’i gjejë mundësitë që të qëndrojë në këmbët e veta dhe jo të jetë barrë e shtetit”, tha Nitaj