Tre të akuzuar dhe prokurori nuk paraqiten në Gjykatë, dështon gjykimi për korrupsion

0
56

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në mungesë të prokurorit dhe tre të akuzuarve dështoi mbajtja e gjykimit për korrupsion raporton Drejtësia Sot.

Lidhur me mos mbajtjen e seancës, kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi, u deklarua se Maxhun Maloku dhe dy të akuzuar të tjerë, së bashku me prokurorin nuk kanë ardhur fare në gjykimin e paraparë të mbahej sot.

Për mungesën e të akuzuarve, Krasniqi u deklarua se ftesat e dërguara janë kthyer me arsyetimin se adresat e tyre nuk janë të qasshme, dhe se situata e krijuar nga virusi Covid – 19, u ka vështirësuar punën për mbajtje të seancës, ndërsa për mungesën e prokurorit tha se gjindet në pushim.

Ndryshe me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Maxhun Maloku, dyshohet se si person zyrtar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj, në vazhdimësi gjatë viteve 2014 dhe 2015, në Ferizaj, pa autorizim i kishte siguruar informatën zyrtare përmes telefonit të pandehurit Enver Franca, se ishte planifikuar operacion për kontrollin e restoranteve të natës, e që pastaj ky kiste njoftuar të akuzuarit të tjerë Razim Berisha dhe Remzi Bislimi, i cili kishte larguar vajzat nga restoranti të cilat nuk kishin leje të punës në Republikën e Kosovës, kështu duke kepërdorur detyrën zyrtare.

Maloku poashtu akuzohet edhe për kryerjen e veprës penale ushtrim i ndikimit.

Për këtë rast po akuzohen edhe Razim Berisha, Mehdi Gjoshi dhe Fatime Sabedini të cilët dyshohet se kishin ndërmarrë veprime të ndryshme në falsifikim të diplomave.

Seanca e radhës sipas kryetarit Sahit Krasniqi është caktuar për muajin shtator./DrejtesiaSot