Tre gjinekologë dhe një mami në Kosovë të infektuar me Covid-19

0
107

re gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli, i cili ka shtuar se ata janë infektuar në vendin e tyre të punës.

”Po pozitivë kanë rezultuar tre gjinekologë dhe një mami”.

Ai tregoi dhe si është gjendja shëndetësore e të prekurve me virus.

”Gjendja e personelit shëndetësor është stabile pa asnjë komplikim”, është përgjigjur ai.