Tre fëmijë nga Kosova gjatë ditëve në vijim do të shkojnë për shërim në Izrael

0
285

Nga Ines Demiri, ambasadore e Kosovës në Izrael

Sot zhvillova një takim të rëndësishëm dhe të frytshëm me z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv i organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Holon të Izraelit, dhe me Ambasadorin Dan Oryan – Drejtor pranë Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael.

Falënderoj z. Simon Fisher, ambasadorin Dan Oryan dhe Shtetin e Izraelit për ndihmën e ofruar për shërimin e fëmijëve tanë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat mes shteteve tona.