Trajneri i Greqisë komenton barazimin me Kosovën

0
289

Trajneri i Greqisë, Van Ship, ka komentuar barazimin 0:0 me Kosovën, ndeshje kjo e luajtur mbrëmë në Athinë.

Holandezi ka thënë se Kosova nuk është kundërshtar i dobët dhe nuk pajtohem kur dëgjon këso konstatime.

“Nuk ishte rezultat I mirë për ne. Nuk pajtohem assesi se Kosova është kundërshtar i dobët. Ata janë skuadër e mire. Janë ekip sulmues e mbajnë posedimin e topin dhe krijojnë shanse. Ka diferencë me Moldavinë. Synimi ynë nuk ndryshon, por fati më nuk është në duart tona”, tha trajneri holandez.

“Luajtëm shumë më mirë në pjesën e parë. Problemi ishte vetëm goli që mbajti Kosovën gjallë”, ka thënë mes tjerash Van Ship./GazetaOlle