Tragjedi/ Policja në Gjilan dyshohet se vrau prindërit, vëllezërit dhe pastaj veten

0
1885

Valdete Bllaca, police në Gjilan dyshohet se vrau dy prindërit, dy vëllezërit e më pas edhe veten.

Mësohet se asaj i ishte konfiskuar arma zyrtare kohë më parë, por e kishte vjedhur dhe me të ka kryer krimin.

Tragjedinë e rëndë, përpos Policisë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.