Toka e lisave gjigantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

0
626

Është një zonë që ofron mundësinë më të mirë për të përjetuar atë që njihet si “nëna natyre”.

Ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është ky Parku Kombëtar Sequoia.

Në këtë zonë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përballeni me bjeshkët e mëdha, fushëgropat e vështira për qasje e kanionet e thella. Madje, edhe me drunj gjigantë si në përralla, e që janë ndër më të lartit në botë.

Sequoia (Sekuoja) është park kombëtar që gjendet në pjesën jugore të maleve të Sierra Nevadas në Kaliforni.

Ka sipërfaqe prej 1.635 km2.

A e dini si e ka marrë emrin?

Kjo ka ndodhë në bazë të lisave të sekuojës, gjigantëve të natyrës që mund të rriten mbi 80 metra lartësi.

Druri më i njohur në Parkun Kombëtar Sequoia është General Sherman, një sekuojë gjigante, që në bazë të volumit të përgjithshëm njihet si druri më i madh në botë.

Ka lartësi  83.8 m, me diametër 7,7 m, e vjetërsia e tij llogaritet rreth 2,300 deri 2,700 vjet.

E masa bazë e krahasimit të drunjve është diametri i përgjithshëm i trupit të tyre.  General Sherman nuk është as druri më i lartë, as druri më i trashë dhe as më i vjetri në botë.

Ky lis i sekuojës është druri më i njohur ekzistues në tokë – por jo dhe druri me i madh që kanë njohur njerëzit.

Druri Crannell Creek Giant konsiderohet më i madh se Shermani për 15 ose 25 për qind, por fatkeqësisht ishte prerë shekuj më parë.

Parku Kombëtar Sequoia radhitet ndër 15 vendet me pemët më të bukura në botë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu