Tmerr në Ishujt Faroe, vazhdon ‘tradita’ për vrasjen e balenave; Foto +18

0
758

Ishujt Faroe vazhdojnë me traditën e tyre të vrasjes së balenave pilot dhe delfinëve.

Brenda një dite në këto ishuj, peshkatarët kanë vrarë 287 balena si pjesë e traditës qindra vjeçare.

Sipas banorëve kjo traditë bëhet për të siguruar ushqim gjatë dimrit.

Video është e rëndë.

Gjatë videos ajo çka tërheq vëmendje është fakti se kur balenat ndihen të rrezikuara, ato nuk mundohen të iki por qëndrojnë të bashkuara.

Një përfaqësues i shoqatave për mbrojtjen e kafshëve kritikoi jo vetëm traditën, por edhe aspektin social të saj: “Ka shumë banorë të zonës dhe turistë që mblidhen për të parë këtë spektakël të tmerrshëm. Sheh prindër që qeshin dhe fëmijë që luajnë në plazhin ku bëhen vrasjet”.

Pavarësisht reagimeve të forta nga shumë organizata kjo traditë mesa duket do të vijojë përsëri.