Tirana ngjitet 22 vende në klasifikimin për cilësinë e jetesës

Faqja e njohur turistike “Tripadvisor” ka bërë një riklasifikim të qyteteve kryesore të botës për sa i përket mënyrës më të mirë të jetesës duke ngjitur kryeqytetin shqiptar, Tiranën me 22 vende, sipas faqes www.tripadvisor.com.

Aktualisht, Tirana ndodhet në vendin e 179-të, nga e 201-ta që ndodhej pak kohë më parë.

Për të dytin vit radhazi, kryeqyteti austriak, Vjena ndodhet në vendin e parë.

Qyteti australian i Melburnit ndodhet në vendin e dytë.

Vlen të theksohet se Londra ”ka rrëshqitur” në vendin e 41-të.

Honoluluja ndërkohë renditet e para për kujdesin ndaj pastërtisë./Atsh