Tifozat Kuq e Zi dhurojnë libra në bibliotekën e Preshevës

0
61

Tifozat Kuq e Zi me ndihmën e anëtarëve të tyre, kanë arritur të grumbullojnë një numër të konsiderueshëm librash duke i dhuruar kështu në Preshevë, ndërsa pjesën tjetër në Mal të Zi.

Këto libra janë kryesisht të ciklit të ulët në gjuhën shqipe, njofton OxygenPress.

Përfaqësuesi i tifozëve Kuq e Zi, Amir Veliu ka thënë se përmes kësaj dhurata simbolike kanë dashur të dëshmojnë që  përveç përkrahjes të gjithë sportistëve që përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi, aktivitetet e tyre nuk i kanë ndalur dhe nuk do ti ndalin edhe jashtë fushave sportive duke dëshmuar nëpërmes organizmave të ndryshme humanitare anembanë Shqipërisë dhe diasporë.

“Vlen të theksohetqë ky kontingjent librash nuk do të jetë i fundit, sepse TKZ, do të vazhdoj të përkrah vendet tona jashtë kufijve të Shqipnisë administrative”, ka thënë ai.

Tifozat Kuq e Zi janë nderuar me një mirënjohje për këtë vepër që kanë bërë. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu