“Ti ndofta do shkosh prej meje e etur në rrugë të tjera, dashuri të tjera”

0
62

Nga Dhori Qiriazi, 1963

Ti ndofta do shkosh prej meje e etur
në rrugë të tjera, dashuri të tjera!
Si hirin e djegur do shpërndajë era
netët jetime që shkuam pa fjetur.
Ti do të shkosh prej meje në botë
pa ankth të zakonshëm, pa fjalë të prera,
pa hije mendimesh, pa lotë e të tjera,
gjithmonë e dashur, gjithmonë e ngrohtë!