Themeluesi i Huawei: Bota nuk mund të jetojë pa ne

0
46

Themeluesi i gjigantit Huawei, Ren Zhengfei ka dënuar përpjekjet politike ‘që ti fusë në listë të zezë’ duke thënë se bota nuk mund të funksionojë pa teknologjinë e tj sepse ata janë më të avancuarit, transmeton Gazeta Metro.

‘SHBA-ja nuk mund të na shtypë’, tha Ren Zhengfei në një intervistë për BBC-në.

Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti një mori akuzash penale kundër Huawei-t.

Akuzat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile.

Ren denoi edhe arrestimin e vajzës së tij Meng Wanzhou Meng, e cila është edhe kryeshefe e financave në Huawei, është arrestuar në Kanada në dhjetor, për, siç është thënë, shmangie të sanksioneve kundër Iranit.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësim se Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e tij për t’i zgjeruar kapacitetet e spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

Huawei është një nga ofruesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikimit në botë./Metro/OxygenPress.info