Themelohet Qendra e Certifikimit “DANTE ALIGHIERI”

0
118

Në Kosovë për herë të parë është themeluar Qendra për Certifikim “Dante Alighieri”, e cila do t’i certifikojë të gjithë ata që njohin gjuhën italiane me Certifikatën “Plida” e cila është njihet në Itali dhe gjithë botën.

Çdo vit mijëra njerëz në mbarë botën vërtetojnë njohuritë e tyre të italishtes me testet “PLIDA” dhe marrin një certifikatë të njohur nga shteti italian dhe të vlefshme në mbarë botën. “PLIDA” organizon provimet 4 herë në vit dhe komisioni përbëhet nga:

Giovanni Polliani

Arjeta Berisha

Chiara Laura Bonetti

Studentët që kalojnë testet marrin certifikatën “PLIDA” të nivelit përkatës. Ndërsa, për t’u regjistruar për provimin e testit “PLIDA” nuk ka kufizime të moshës. Secili kandidat mund të zgjedhë nivelin përkatës dhe nuk është e nevojshme që të ketë kaluar nivele më të ulëta.

Po ashtu secili kandidat zgjedh nivelin që ai ose ajo e konsideron më të afërt me zotërimin e gjuhës italiane dhe gjithashtu mund të regjistrohet në disa nivele brenda të njëjtit sesion.

Kalendari për provimet e organizuara, i vlefshëm në mbarë botën gjendet në www.plida.it

Çfarë ju duhet certifikimi PLIDA:

Për leje qëndrimi (nga niveli A2) (Dekreti i Presidentit 179 i datës 14 shtator 2011)

Për leje qëndrimi të gjatë (Dekreti Ministror 4 qershor 2010)

Regjistrimi në universitetin italian pa u nënshtruar provimit të gjuhës italiane(niveli C1) (info: http://ëëë.studiare-in-italia.it/studentistranieri/)

Të përjashtoheni nga provimi italian për licencën dygjuhësore në Trentino Alto-Adige. (Dekreti Presidencial 86 i 14 Majit 2010)

Paraqitja, në mënyrë transparente të nivelin tuaj të njohurisë italiane, në CV.