Themelohet platforma e shoqërisë civile për dialog

0
40

Përfaqësues të shoqërisë civile me ekspertizë në fushën e dialogut Kosovë-Serbi janë bërë bashkë për të themeluar një platformë të përbashkët me qëllim të promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi.

Platforma e Shoqërisë Civile për Dialog synon të ushtrojnë një rol më proaktiv dhe të organizuar, duke u kthyer në faktor më me ndikim në procesin e dialogut dhe atë të normalizimit.

Duke synuar paanshmëri në proces, anëtarët e kësaj Platforme kanë për qëllim të kontribuojnë në proces, me anë të veprimeve të përbashkëta, mbi bazën e ekspertizës së tyre, por duke mos u bërë pjesë e ekipeve politike në kuadër të dialogut.