Themelohet çmimi “Idriz Ajeti”

0
47

Me vendim të Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik të Prishtinës, është themeluar  çmimi “Idriz Ajeti”, shkruan OxygenPress.

Ky çmim do të ndahet çdo vit nga ky institucion për veprën më të mirë në fushën e studimeve shqiptare. Ky lajm është bërë i ditur në mbledhjen komemorative të Institutit.

Ndryshe, Idriz Ajeti para pak ditëve ka vdekur në moshën 102 vjeçare. Ai është varrosur tek varrezat e Prishtinës. /OxygenPress.info