Themelohet çmimi i arkitekturës “Karl Gega”

0
128

Media Ndërtimi, ka themeluar çmimin e arkitekturës “Karl Gega”, që do të hap garën në muajt e parë të vitit 2019.

Ky  çmim është i karakterit ndërkombëtar, duke synuar që të bëj Kosovën në një të ardhme të afërt, vend ku arkitektët do të vijnë të marrin një çmim.

“Karl Gega”, sipas kryeredaktorit të medias “Ndërtimi” Uran Haxha, synon të jetë një çmim profesional.

“Ky çmim synon të jetë prestigjioz dhe profesional, duke vazhduar atë që e bën gjithë bota, për ta bërë çmimin nga media, çmimin më të fuqishëm”, ka thënë ai.

Sipas Haxhës, ideja e këtij çmimi ka ardhur nga pronari i medies, Valon Vataj që ka një traditë të gjatë në veprimtarinë e ndërtimit.

Detajet e çmimit dhe procedurat do të publikohen në muajt në vazhdim.

Ky çmim ka marrë emrin e arkitektit dhe inxhinierit të madh shqiptar Karl Gega. Ai është lindur më 1802, me prejardhje nga Shkodra, por i rritur në Itali./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu