“The Guardian” shpall 100 futbollistët më të mirë në botë

0
620

Gazeta preztigjioze, “The Guardian”, ashtu si çdo vit, edhe sivjet i ka publikuar emrat e futbollistëve më të mirë në botë. Në listën me emrat e 100 lojtarëve më të mirë sipas prestigjiozes britanike, këtë herë ka më shumë emra nga Seria A dhe janë 15 ata që përfaqësojnë kampionatin italian.

Më shumë lojtarë nga Seria A ka Juventusi që përfaqësohet me 7 lojtarë. Më shumë se bardhezinjtë kanë Reali i Madridit, që është ekipi me më shumë përfaqësues, plot 12, Manchester City me 11 dhe Barcelona me 9. Nuk mungojnë surprizat.

River Plate ka një përfaqësues, ashtu si Eintrachti i Frankfurtit.

Renditja e ekipeve sipas numrit të lojtarëve:

12 lojtarë: Real Madrid

11  lojtarë: Manchester City

9 lojtarë: Barcelona

7 lojtarë: Juventus, Atletico Madrid

6 lojtarë: Liverpool, PSG, Tottenham, Chelsea

3 lojtarë: Bayern Munich, Napoli, Arsenal, Manchester United

2 lojtarë: Inter, Ajax, Borussia Dortmund, Lyon

1 lojtar: Lazio, Roma, Milan, Everton, Eintracht Frankfurt, PSV, Stuttgart, Valencia, River Plate, Leicester./OxygenPress.info