Thaçi: Trump shtoi vëmendjen për Kosovën – ta bëjmë hapin tjetër të madh strategjik

0
43

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ndërsa ka folur për vizitën e tij që pati në Shtëpinë e Bardhë,  ka treguar se Kosova nuk duhet të humb kohë duke besuar në Bashkimin Europian.

Vonesa nuk është në interesin e palës kosovare, thotë ai, ndaj duhet shfrytëzuar rastin e ofruar për një hap tjetër strategjik me SHBA-të pasi BE u tregua e pafuqishme për t’i ofruar njohjet Kosovës.

”Vonesa nuk është në interesin tonë, nuk është në interesin e investimeve të Ballkanit Perëndimor”.

”Prandaj duhet të tregohemi të mençur duhet të shfrytëzojmë rastin e ofruar e të bëjmë hapin tjetër të madh strategjik për Kosovën, ashtu siç kemi vepruar unik e të bashkuar në Rambuje e Vjenë, e në këto dy procese kemi dalur fitues”.

Ai shprehet optimist se do të ketë një marrëveshje paqësore, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur vëmendjen për Kosovën dhe rajonin.

”Kam besim që edhe sot jemi në pozitë të njëjtë dhe jam i bindur që unik dhe të bashkuar do të dalim faqebardhë”.

”Sepse kemi Presidentin e SHBA-ve Donald Trump që ka shtuar vëmendjen për Kosovën dhe rajonin”.

”Kemi një emisar të ngarkuar special, Richard Grenell që me përkushtim po shtyn përpara dialogun, po arrin marrëveshje dhe po angazhohet maksimalisht për marrëveshjen tjetër të radhës, atë përfundimtare”, thotë ai.

Presidenti Thaçi thotë po ashtu që në ky moment humbet mund të ketë pasoja, njofton Klan Kosova.

”Ky është momentumi i ri, është mundësi e re që ne të gjithë si institucione, si Shoqëri Civile, si politikë, si qytetarë – duhet ta shfrytëzojmë”.

”Humbja e këtij momentumi nënkuptim çmim”.

Cili është çmimi?

”Vonesa stagnimi, statusqoja, mos zhvillimi ekonomik dhe mos arritja e mirëqenies sociale për qytetarët”.