Thaçi tregon dilemat që kishte për vizitën në Ujman

0
210

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën ka treguar pse shkoi në Ujman, ditën kur Vetëvendosje po protestonte në qendër të Prishtinës.

Ai, ka thënë se vizitën e ka bërë për qejf, duke shtuar se “vendi i joni po, kush me na nguc jo”.

“Për qejf timin personal mu ka tek, a ma shku në Rugovë, atje ku po flasin për demarkacion, po thanë ka shku Shpejtim Bulliqi me ata të vet me qizme tash mos dal atje. Ku ta di unë unë cka edhe thashë me shku atje ku dal unë më shpesh nëpër Prevallë ose në Brezovicë ose nëpër Luboten, ose në Bjeshkë të Junikut ose në Bjeshkë të Shalës apo në Karadak, thashë pse nuk ja msyj sot qiknej. Vend i  joni po, kush me na nguc jo”, ka thënë ai.

Për më shumë më poshtë gjeni emisionin e plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu