Thaçi thotë se nuk mendon fare për Albin Kurtin, tregon histori me Fatmir Limajn (VIDEO)

0
124

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për drejtuesit e partive politike në vend. Thaçi ka treguar se çka mendon për Isa Mustafën, Fatmir Limajn e të tjerët, derisa për Albin Kurtin ka thënë se nuk mendon fare.

Nuk menoj ta them të drejtën hiç, se nuk kom asnjë arsye me menu”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë që për Isa Mustafën, që dikur e drejtonin qeverinë së bashku, Thaçi ka thënë se e çmon si në rrafshin personal ashtu edhe politik.

Unë kom bashkëpunu shumë mirë, është njeri të cilin e çmoj, edhe në rrafshin personal edhe në politikë, veç i dëshiroj të gjitha të mirat në punën e tij. E vlerësoj lartë votimin e tij dhe të partisë tij të demarkacionit me Malin e Zi që ka qenë në opozitë, kështu që unë mendoj gjitha të mira”, ka thënë ai.

Në “Oxygen” Hashim Thaçi ka thënë se me Fatmir Limajn ka kaluar kohë të vështira lufte.

Ne kemi qenë bashkëluftëtarë shumë të mirë, kemi bashkëpunuar shumë mirë, kemi kaluar situata jo të lehta përballë situatave të Serbisë, edhe natyrisht ka pasur raste kur për njëri-tjetrin jemi bërë barikadë në front të ballafaqimit të forcave serbe. Edhe krejt çka të ka thonë, ka pas të drejtë. Edhe e du edhe e kom shok edhe gjithmonë do ta respektoj sakrificën e përbashkët për liri dhe pavarësi.  Sot, këto krejt janë zero në raport me sakrificën e luftës me UÇK-në”, ka shtuar Thaçi./OxygenPress.info

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu