Thaçi thotë se FSK-ja është projekt i paqes

0
40

Presidenti Thaçi i ka siguruar aleatët strategjikë të Kosovës, NATO-n dhe të gjitha shtetet që dëshirojnë paqe të qëndrueshme në këtë pjese të botës, se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë gjithmonë në shërbim dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve dhe pronës së tyre, pa asnjë dallim.

“Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e them me bindje të plotë se kjo forcë është dhe do të mbetet krenaria jonë. Ushtarë të Republikës së Kosovës, urime detyrat e reja. Kërkoj nga ju që t’i kryeni me nder dhe përgjegjësi”, ka thënë në fund ai.