Thaçi pas dorëheqjes: Ndihem krenar për përgjegjësinë që kam bartur

0
37

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh përmes një konference për media.

“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit. Ndihem shume krenar për këtë përgjegjësi që e kam bartur”.

“Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike që të kenë maturi të mos thellojmë në krizë kushtuese apo institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur, ta ruajmë qetësinë”, ka thënë ai./Klan