Thaçi para intervistimit në Hagë: Jam i gatshëm të përballem me të gjitha akuzat, kjo është çmim për lirinë

0
47

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para intervistimin e tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë, i është drejtuar qytetarëve dhe të gjithë atyre që janë grumbulluar para selisë së kësaj gjykate për ta mbështetur atë.

Thaçi ka thënë se është i gatshëm të përballet me të gjitha akuzat.

“Sot jam këtu në respekt të ëndrrës time dhe për atë që kam luftuar, një Kosovë të lirë dhe të pavarur, bazuar në të drejta të barabarta dhe në sundimin e ligjit. Jam gati të përballem me sfidat e reja dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time dhe për vendin tim. Askush nuk mund ta rishkruaj historinë. Ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, në të vërtetën dhe në drejtësi. Unë besoj në dialog dhe në marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se fati i Kosovës është në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe mardhëdhëniet e ngushta me SHBA-të.