Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e ushtrisë do të duhej të përfundonte në vitin 2014.
Në “Oxygen” me Besim Dinen, Thaçi ka thënë se “dikujt zhitoni i bie më vonë”, duke folur kështu për procesin e trasformimit të FSK-së dhe liberalizimim e vizave.
“Dikujt zhitoni i bjen pas tri vjete, pas katër vjete, pas pesë vjete. Sikur na lanë pa ushtri. Hala tash duhet me i kry, vend se me i kry në 2014, kur na thanë krejt bone, me Amerikë, me NATO, me gjithë miqtë dhe partnerët. Tash pas katër vjete, në fakt pas katër vjetë e gjysë, hajde tash e bëjmë. Mirë që po bohet, ma mirë se sa kurrë, apo ma mirë vonë se sa hiç. Po qishtu jemi ne”, ka thënë Thaçi.