Thaçi flet për kohën kur kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza

0
103

Sipas presidentit të vendit, vizat do të hiqen kur politikanët kosovarë nuk flasin keq për Kosovën në takime të mbyllura.

I ftuar në emisionin “Oxygen” Thaçi ka thënë se delegacioneve që vijnë në Kosovë nga Bashkimi Evropian, u është thënë se kur të ndodh liberalizimi, 80 për qind e qytetarëe do të shkojnë në vendet e BE-së.

“Vizat na i hjekin kur na nuk flasim keq për vendin tonë në takime të mbylluara me evropian. Indikacionet që kanë qenë të fundit nuk mund të thotë askush, ndonjë shef i grupeve parlamentare ose naj deputet ndonjë delegacioni që vjen nga Bashkimi Evropian që nëse na i hiqni vizat për xhelozi politike që e thotë, 80 për qind e qytetarëve do të vijnë në vendet e juaja. Kjo është frikë i tmerron”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka thënë se të gjithë duhet të punojnë për procesin e liberalizimit t vizave.

“Do ta kemi dialogun , duhet me punu krejt bashkërisht dhe procesin e liberalizimit të vizave, për këtë arsye nëse ndodh tash liberalizimi i vizave para se gjithash jemi fitues, kjo rini, janë qytetarët, nuk është vetëm një spektër politik apo një adresë, krejt janë fitues dhe të gjithë jemi meritor. Do me thanë kryhet liberalizimi kur ne afirmojmë vendin tonë, përndryshe e them përsëri, mund të hapet dilemë”, ka shtuar Thaçi./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu