Teuta Xhema ofron mbrojtje ligjore pa pagesë për gazetarët në Kosovë

Nga Teuta Xhema

Duke u bazuar në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AKG) se gazetarët punojnë në kushte jo të mira dhe me paga shumë të ulta.
E po ashtu duke vlerësuar natyrën e punës, të cilën e kanë mjaft të rëndësishme, shumë të ndjeshme dhe kushtet në të cilat punojnë, e kanë shumë të vështirë ta zhvillojnë profesionin e tyre, ta kryejnë punën e tyre pa pengesa.
Gazetarët shpesh gjatë ushtrimit të profesionit të tyre kanë pasur kërcënime dhe sulme fizike ku janë penguar në lirinë e shprehjes, e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Gjendja e tyre (gazetarëve) ekonomike, të ardhurat e tyre jo të mira, shpesh ua pamundësojnë që t’i mbulojnë kërkesat e tyre për mbrojtje ligjore.
Gjendja e gazetarëve dhe liria e shprehjes duhet të kenë vemendje të veçantë nga institucionet e Kosovës.
Andaj duke parë të gjitha këto jam e gatshme që të mbështes secilin gazetar që ka nevojë për mbrojtje ligjore.
Mbrojtja ligjore nga ana ime për këta gazetarë do të jetë në mënyrë vullnetare, pa pagesë.