Tetë vjeçari studion në tre fakultete

0
78

Një djalë belg ka mbaruar shkollën e mesme në moshën 8 vjeçare, pasi më parë kishte përfunduar studimin gjashtëvjeçar në vetëm një vit e gjysmë.

Laurent Simons, babai i të cilit është belg dhe nëna holandeze ka një nivel zgjuarsie (IQ) prej 145 sipas prindërve të tij. Ai arriti së fundmi të diplomohej njësoj me 18-vjeçarët.

Pas një pushimi dy mujor nga shkolla, ai do të fillojë universitetin. Babai i tij tha se djali ishte përpjekur kur ai ishte më i vogël për të luajtur me fëmijët e tjerë, dhe kishte rezultuar se nuk ka shfaqur interes për lodrat./shenja