Testi i fundit mund t’ju tregojë nëse e keni Covid-19 brenda 15 minutave

0
171

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar përhapjen e Covid-19 është duke izoluar veten nëse infektoheni me këtë sëmundje.

Por si të kuptoni nëse jeni i sëmurë? Simptomat e koronavirusit shpesh imitojnë çështje të tjera shëndetësore dhe virusi gjithashtu mund të shfaqet pa asnjë simptomë – duke e bërë të pamundur të dini se jeni infektuar me Covid, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Ndërsa testimi është thelbësor, mund të jetë një sfidë për t’u përdorur dhe duhen ca ditë për të marrë rezultate që mund të mos jenë edhe të sakta.

Tani, Shtëpia e Bardhë dëshiron ta bëjë këtë proces më të lehtë duke investuar në një test Covid-19, e që mund të realizohet në shtëpi – për t’ju treguar nëse jeni të sëmurë në vetëm 15 minuta.

Një kompani australiane krijoi një test Covidi për përdorim të pavarur në shtëpi që mund të japë rezultate në 15 minuta.

E ashtuquajtura kompania Ellume ka krijuar një test Covid që është në dispozicion për përdorim në individë më të rritur se 2 vjeç dhe tutje, me ose pa simptoma.

Poashtu, SHBA sapo ka bërë një marrëveshje për të blerë 8.5 milion nga këto teste.

Këto teste shtëpiake janë shumë efektive dhe relativisht të lira.

Një studim klinik amerikan i drejtuar në mënyrë të pavarur zbuloi se testi i shpejtë i antigjenit Covid shtëpiak i kompanisë Ellume kishte rreth 96 përqind të saktësisë.

Kjo është veçanërisht mbresëlënëse pasi mund të testojë njerëz asimptomatik dhe simptomatik, ndërsa teste të tjera të ngjashme synojnë të përdoren vetëm nga njerëz që kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Në anën tjetër, FDA autorizoi testin për aprovim emergjent në muajin dhjetor.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi ​​një autorizim urgjent për testin e kompanisë Ellume me 15 dhjetor, duke e bërë atë testin e parë në vend të Covid-19 që nuk ka nevojë për recetë.