Terry befason me zgjedhjen e tij për trajnerin më të mirë

Ish-kapiteni i Chelseas, John Terry gjatë karrierës së tij ka punuar me shumë trajnerë të njohur, si Jose Mourinho, Antonio Conte, Felipe Scolari dhe Guus Hiddink, por ai vlerëson se Carlo Ancelotti është i veçantë nga të gjithë.

Trajneri aktual i Napolit është vlerësuar dhe respektuar kudo ku ka shkuar, madje edhe tek ato skuadra ku ka dështuar (Juventus dhe Bayern), ku mund të mos ketë lënë kujtime të bukura, por ku është respektuar si njeri i sportit.

“Ajo që kam adhuruar nga Carlo ka qenë aftësia e tij për të menaxhuar lojtarët. Edhe mënyrën sesi u përshtat, sepse metoda e tij e punës nuk ishte perfekte për futbollin anglez. Por është përshtatur shumë mirë me mua,  Lampard dhe Drogba. Kërkonte të dinte gjithmonë se çfarë mendonim ne për atë që thoshte. ‘A është kjo taktikë shumë e lodhshme për lojtarët? Po punojmë shumë mbi këtë skemë?’. Nuk kam pasur asnjë në karrierë si ai, një që ka kërkuar me të vërtetë këshillat e lojtarëve”, është shprehur Terry./OxygenPress.Info