Tërmeti i 2002-ës në Gjilan e la jetim, Gyneri: Ku ishit atëherë?

0
983

Pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, nga i cili deri tani vdiqën 49 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, qytetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare po mobilizohen për të ndihmuar Shqipërinë.

Duke kërkuar që t’i dalin në ndihmë viktimave të tërmetit në Shqipëri, qytetari nga Gjilani, Gyner Muja ka kujtuar tërmetin e vitit 2002 në Kosovë, si pasojë e të cilit kishte humbur babain e tij. “I kënaqur, madje i përlotur nga gëzimi me ato që po shoh këto dit popullin tim të organizuar në maksimum për t’i dalur në ndihmë popullit në Shqipëri të prekur nga tërmeti që ndodhi pak ditë më parë në Durrës. I mërzitur shumë me jetët që mori ky tërmet i kobshëm, madje duke shuar edhe familje e duke shkatërruar gjithçka që kishin para vetes”,  ka shkruar Gyneri i cili tashmë punon si kameram në Radio Televizionin 21.

Pavarësisht se gjithë këtyre ndihmave, shkrimi i Gyner Muja ju bën të mendoni se ‘ ku ishte shteti i Kosovës atëherë kur familja e tij kishte më së shumti nevojë”?

“Ndihmat po vazhdojnë çdo ditë, çdo moment pa asnjë dyshim bravo bravo. Mirëpo mund të i’u pyes ju biznesmen, politikan, vipa, këngëtar etj,  ku ishit ju në 2002 kur Gjilani u përfshi nga tërmeti, sa i dolët në ndihmë vendit dhe qytetarëve tuaj. Nuk keni pas nevojë me pagu as taksen prej 5 eurove, as me hargju derivate per furgona, madje as me kalu ndonjë kufi”, tha Gyneri.

Kosova për Shqipërinë ka ndarë 500 mijë euro derisa edhe shumë politikanë dhe artistë nga Kosova kanë ndarë shuma të mëdha parash. Shumë artistë kanë dhënë shuma të konsiderueshme parash për të iu ndihmuar viktimave të tërmetit në Shqipëri. Ndërsa tërmeti në Kosovë i vitit 2002 kishte pasur lëkundje të fortë të tokës, ku si pasojë humbi jetën një person dhe ishin lënduar disa të tjerë, po ashtu u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

“Për ju që keni harruar në termetin e 2002 ishte vetëm një viktimë (BABI IM) Të më falni ku ishit ju. Apo ndoshta atëherë nuk ekzistonte like, follow, sponsored, facebook e instagram për t’i bërë marketing vetes”, ishin disa nga fjalët që Gyner Muja ndërsa kujton se si ishte ballafaquar me jetën në atë kohë në mungesë të mbështetjes institucionale.

“Faleminderit që falë (ndihmës) tuaj unë mbeta në mes të dy dëshirave SHKOLLIM APO PUNË.  Faleminderit për (ndihmën) tuaj që unë në vend se te shkollohesha e të mbaja mendjen te mësimi unë u desh të kujdesesha për kamerën time që mbaja nën bankë që pas mësimit të shkoja në punë. Faleminderit edhe atyre që përdorën foton time i ulur në lagjen time kur isha duke pritur të dërgoja babin tim për në varreza ata organizuan koncert bamirësie për familjen time e që në fund as ata e as ato para nuk i kemi parë kurrë”, tha Gyneri.

Ndërsa mesazhi i tij është “PËR FUND VAZHDONI NDIHMONI BASHK ME JU DHE UNË.  MOS HARRONI SE NË SHQIPERI ISHIN EDHE DY DJEM NGA GJILANI QË U VARROSËN MBRËMË”.