Tërhiqet shorti për renditjen e kandidatëve në fletëvotim për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut

0
27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar sot ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Sipas shortit, Erden Atiq nga LVV do të ketë numrin 121 në fletëvotim, Dushan Milunoviq kandidat i pavarur do të ketë 122 numrin në fletëvotim, Milan Radojeviq nga Lista Serbe do të ketë numrin 123 dhe Florent Azemi nga PDK do të ketë numrin 124.

Ndryshe për zgjedhjet e e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, KQZ më 20 shkurt 2020, mori vendim për certifikimin e 3 kandidatëve, kurse më 2 mars ishte tërhequr shorti për renditjen e kandidatëve në fletëvotim.

Naim Fetahu nga PDK do të ketë numrin 10, Nexhmi Rudari nga LDK do të mbajë numrin 11 dhe Shpejtim Bulliqi nga LVV numrin 12. /Telegrafi/