Tërë jetën i’a kushtoi gjallesave, në fund vdiq prej tyre

0
215

Stephen Robert Iriwn, tërë jetën ia kushtoi gjallesave dhe në fund vdiq pikërisht nga to. Në vitin 1996, një ekspert Australian i kafshëve të egra u shfaq papritur për t’u bërë një nga yjet më të famshme botërore.

Ai ishte lindur më 22 shkurt të vitit 1962.

“The crocodile hunter” u rrit i rrethuar nga kafshët.

Irwin zbuloi dashurinë e tij për kafshët, dhe talentin për t’i trajtuar ata, në një moshë të hershme, pasi që edhe babai i tij ishte një ekspert i kafshëve të egra.

Kur Irëin ishte ende një fëmijë, familja e tij u zhvendos në Beerwah Queensland, Australi, për të hapur Parkun e Zogjve Beerwah në vitin 1970.

Steve kaloi vitet e tij të hershme duke ndihmuar për të drejtuar parkun, përfshirë këtu ushqimin e kafshëve për tu bërë më vonë edhe pronar i saj.

Irwin ndër të tjera u njoftua edhe me gruan e tij në një kopsht zoologjik, me të cilën mbërritën majat përmes serisë televizive “The Crocodile Hunter”.

Çifti gjithashtu njihen për seritë e tjera si, “Croc Files” , “The Crocodile Hunter Diaries” dhe “New Breed Vets”.

“The Crocodile Hunter” ishte një seri dokumentarësh që përfshinin botën e egër shtazore.

Steve dhe Terry kaluan muajin e tyre të mjaltit në Australi duke studiuar krokodilët.

Ata pranuan një telefonatë ku u treguan se një krokodil kishte nevojë për ndihmë.

“Ne shkuam me vrap për ndihmë dhe kamermani vetëm ndoqi veprimet e Steve, ishte gjithçka spontane, ai vetëm bëri atë çfarë bënte në jetën e përditshme”- u shpreh gruaja e tij Terry.

Ndër të tjera shprehet se kanë menduar që do të ishte e tëra ajo, mirëpo pas suksesit me episodin e parë, vazhduan me seritë e tjera, duke u bërë kështu “The Crocodile Hunter” një nga dokumentarët më të ndjekur të kohës.

Suksesi i këtij dokumentari i mundësoj Steve ta përmbushte ëndrrën e tij jetësore.

Ai gjithmonë kishte dëshiruar që kopshtit zoologjik të Australisë t’i shtonte një pjesë të veçantë për krokodilë.

Kjo hapësirë u mundësonte vizitorëve të njiheshin për së afërmi me natyrën dhe sjelljet e krokodilëve.

Në vitin 2004, Steve ushqeu një krokodil teksa mbante djalin e tij një muajsh në krah.

Ky veprim i tij shkaktoi shumë reagime në publik.

Irwin kërkoi falje publikisht në një emision mirëpo u shpreh se po kërkonte falje pasi që kishte frikësuar publikun, sipas tij djali nuk kishte qenë aspak në rrezik, mirëpo fotografi kishte qenë me fat që e kishte zënë Irëin në një pozitë ku djali “dukej” shumë afër me krokodilin.

Irwin nuk kishte frikë nga prania e krokodilëve dhe gjallesave të tjera të egra, mirëpo frikësohej nga papagalli.

Sipas tij papagallë nuk e kishin qejf dhe gjithmonë e kafshonin.

Irëin ndër të tjera zbuloi një specie të re të breshkave.

Duke peshkuar në një anije ai zuri një breshkë që nuk e kishte parë kurrë më herët.

Pas studimeve dhe analizave, erdhën në përfundim që ishte një specie e pa zbuluar deri atëherë.

Për nder të Steve Irwin ata emëruan këtë lloj të breshkave “Elseya Irwini”.

Përveç breshkave edhe një lloj i kërmijve mbanë emrin e tij.

Në vitin 2009 dr. John Stanisic, një shkencëtar në muzeun “Queensland”, zbuloi një lloj të ri të kërmillit të pemëve dhe e quajti atë “Steveirwini Crikey”.

“Crikey” ishte një term që Steve e përdorte shpesh gjatë prezantimit në seritë e tij.

Irwin tërë jetën i’a kushtoi botës së egër shtazore, dashuria e tij ndaj tyre shpesh u kthye në aksidente të cilat i rrezikuan edhe jetën.

Më 4 shtator  të vitit 2006, ai u shpua në zemër nga një stingray pikërisht gjatë xhirimeve të një filmi dokumentar nënujor të titulluar “Ocean’s deadliest” apo ndryshe “Gjallesat vdekjeprurëse të oqeanit”

Si për ironi dokumentari me emër “Gjallesat vdekjeprurëse të oqeanit” i sollën atij vdekjen në moshën 44 vjeçare.

Ai la pas vetes gruan dhe dy fëmijë Bindi dhe Robert Irwin.

Djali i tij tash 14 vjeç po ndjek gjurmët e babait, duke marrë pjesë në dokumentarë të ndryshëm me po të njëjtin karakter si i ati./OxygenPress.info/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu