Terapia e jogës së të qeshurës

0
94

Është e praktikueshme nëpër kompani, shkolla, familje e deri në mjedise socio-shëndetësore duke përfshirë, për shembull, të moshuar, pacientë me Alzheimer, persona me aftësi të kufizuara, pacientë me kancer, të psikiatrisë, të burgosur, me pak fjalë në të gjitha situatat ku ka një grup.

Kjo është vlera madhore e mirëqenies individuale, relative dhe terapeutike e jogës së të qeshurës, një praktikë gjatë së cilës zgjedhim të qeshim.

Joga e së qeshurës është një disiplinë revolucionare, e thjeshtë dhe e lirë, që mund të praktikohet edhe vetëm, por forca kryesore e së cilës lind nga grupi.

Ajo u krijua në vitin 1995, nga intuita unike sipas së cilës njeriu mund të qeshë pa ndihmën e komedisë, duke e bërë trupin që ta zgjedhë vetë atë, nëpërmjet kombinimit të teknikave të frymëmarrjes së thellë të jogës me ushtrimet e së qeshurës diafragmatike.

Në fakt, është vërtetuar shkencërisht se truri ynë nuk e dallon të qeshurën e vërtetë nga ajo e vetëdetyruar, kështu që pas 10-15 minutash përftohen po të njëjtat të mira të panumërta.

Për më tepër, për shkak të efektit ngjitës të neuroneve pasqyrues, që prodhohet nga kontakti vizual dhe gjallërimi i përjetuar gjatë seancës, e qeshura përfundon duke u bërë çliruese, spontane dhe ngjitëse.

Duke qeshur për më shumë se 10 minuta me radhë prodhohet një biokimi e jashtëzakonshme mirëqenieje, me efekt antidepresiv dhe anksiolitik.

Gjithashtu, shtohet frymëmarrja dhe oksigjeni, që arrin në inde dhe për këtë arsye edhe energjia, forcohet sistemi imunitar, ulet hipertensioni, lehtësohen dhimbjet, forcohet inteligjenca emocionale dhe rezistenca. Përfitimet e marra janë aq të shumta sa që kjo disiplinë mund të përdoret si terapi

Kjo është një praktikë, që sot përfshin më shumë se tre milionë njerëz në mbi 106 vende të botës./