Tendencat e motit për ditët në vijim

0
58

Ndotësit ajror do të mbeten të rritur edhe ditëve në vijim, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, mirëpo gjatë ditës mund të zbres edhe në vlera mesatare.

19.12 – Nëpër ultësira kryesisht me mjegull ose vransira të ulëta, me mundësi për intervale me diell gjatë ditës. Në vise kodrinoro-malore kryesisht me diell..
20.12 – Kryesisht me vransira. Nëpër ultësira kryesisht me mjegull/vransira të ulëta, e vende-vende mund të mbetet edhr përgjatë ditës..
21.12 – Përgjatë ultësirave në mëngjes kryesisht me vransira të ulëta ose mjegull. Ditën kryesisht me vransira, e që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.
22.12 – Në mëngjes mjrgull ose vransira të ulëta përgjatë ultësirave. Ditën vransira dhe intervale me diell.
23.12 – Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull, ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 2C, e temperaturat maksimale gradualisht do të rriten në 7C deri 10C.
Era fryn lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies nga java e ardhshme.