Temperaturat në rënie, shi dhe borë këtë javë në Kosovë

0
80

Cikloni që ka depërtuar mbi rajon, ditëve të para të javës do të mbetet prezent mbi rajon, ku do të diktoj mot të ndryshueshëm, kohëpaskohe me reshje shiu. Ndërkohë, nga veriu i kontinentit do të shtrihen masa të ftohta ajrore që sjellin rënie të temperaturave, e nga mesi i javës mund të kushtëzojnë reshje të përziera shiu dhe bore edhe në vise të ulëta.

n kushtet meteorologjike, me erëra të mjaftueshme, vlerat e cilësisë së ajrit do të mbesin në të mira dhe mesatare, por nga dita e martë, kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

24.12 – Vransira, erë, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.
25.12-26.12 – Të mërkurën kryesisht me vransira, në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën e enjte, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore.
27.12 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

Temperaturat minimale do të zbresin nga +6C në -1C, e maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C.
Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 5-13m/s.
Shtypja atmosferike të hënën do të mbetet thellë nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet mbi këto vlera.