Televizioni amerikan transmeton dokumentar për krimet serbe në Gjakovë

0
257

60 Mintues është revista e lajmëve më e shikuara në Amerikë, që trasmetohet në televizonin CBS. Gazetari i mirënjohur amerikan Scott Pelley, kishte realizuar një reportazh për krimet serbe në Gjakovë.

Kur NATO filloi bombardimet mbi Jugosllavinë, askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte brenda Kosovës. Kishte rrëfime për masakra, por vendi ishte izolur dhe mbretëronte terri informativ. Tani ka një provë gjithnjë në rritje se terrori ishte më i keq se se qe mendohej. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës po përpiqet të ngritë një akuzë kundër Presidentit serb Slobodan Millosheviç. Kjo tingëllon si një rast për FBI-në dhe pikërisht këtë e bëri gjykata. Kosova tani është hetimi më i madh i vrasjeve në histori të FBI-së. – kështu e fillon reportazhin  në 60 Minutes, gazetari Scott Pelley.

Dhe kjo është skena e krimit, vendi ku FBI ka fousuar hetimin e saj. Qyteti i Gjakovës, apo ako çfarë ka mbetur prej tij, ka qenë një komunitet më  70,000 mijë banor.

Pothuajse të gjithë shqiptarët përjetuan një fushatë tre mujore tërrori të vrasjeve nga policia dhe ushtria serbe.

Sot refugjatët që kanë ikur po kthehen në shtëpi, por ky është një qytet që ata nuk e njohin më. Ky është një vend ku të gjithë kanë humbur dikë.

Në natën e parë të bombardimeve të NATO-s, serbët filluan spastrimin e Gjakovës. Këtu policia serbe dogji qendrën e vjetër të qytetit, duke djegur dyqanet dhe shtëpitë e shqiptarëve kosovarë. Shqiptarët që ishin fshehur në bodrumet e tyre u nxorren zvarrë në rrugë dhe u ekzekutuan. Të tjerë u dogjën të gjallë.

Sot qyteti i Gjakovës është shendërruar në një varr masim. Çdo ditë, gjatë gjithë ditës, familjet vijnë për të gjetur të vdekurit. Në varrezat, ata tërheqin trupa të panjohur nga toka, një nga një, duke kërkuar për një motër, një nënë, një baba, një mik. Nasmi Hoxha po kërkon vëllain e tij më të vogël.