Telekomi i Sllovenisë anulon shitjen e IPKO-s

0
65

Telekomi i Sllovenisë njofton se ka anuluar shitjen e IPKO-s në Kosovë.

Siç njofton kompania, procedura është përmbyllur pa zgjedhjen e një blerësi.

“Telekom Slovenije ka ndaluar procedurën e shitjes së 100 për qind të aksioneve të saj të kompanisë IPKO Telecommunications në Kosovë. Procedura u përmbyll pa zgjedhjen e një blerësi dhe IPKO do të mbetet pjesë e Grupit Telekom Slovenije”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Telekom Slovenije e ka nxjerrë në shitje IPKO-në në mesin e muajit korrik të vitit të kaluar. /Telegrafi/