Telefononi Ministrin e Financave lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente

0
60

Të nderuar qytetarë,

Duke pas parasysh që jemi duke pranuar thirrje të shumta përmes linjave telefonike, si dhe adresave elektronike, lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente, Administratat Tatimore e Kosovës ju njofton se nuk është kompetente t’i trajtojë këto kërkesa.

Andaj, ju lutem të gjitha kërkesat e juaja lidhur me këtë çështje i adresoni në Ministrin e Financave, në këtë numër telefoni 0800 44 440, i cili është i hapur çdo ditë (përveç vikendeve) nga ora 08:00-16:00.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!