Telefoni më famëkeq në histori, çoi në vdekje miliona njerëz

0
540

Që prej vendosjes së “telefonit të kuq” në vitin 1963 mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, shumë vende, sikurse dhe dy Koretë, kanë vendosur mjete komunikimi direkte dhe të kriptuara mes krerëve për të lehtësuar dialogun në rast krizash.

Në tetor 1962, amerikanët detektojnë raketa sovjetike në ishullin e Kubës, të vendosura vetëm 200 kilometra larg Floridas.

Rrezikohej lufta bërthamore.

Gjatë përballjes mes Kenedit dhe Hrushovit, mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë favorizonte spekulimet në lidhje me synimet e kampit kundërshtar, ndërsa mesazhet mes Moskës dhe Uashingtonit merrnin orë të tëra për t’u dërguar.

Një letër e 26 tetorit 1962, ku numri një sovjetik propozonte daljen nga kriza, e shkruar në  gjuhën ruse në ambasadën amerikane në Moskë, rreth orës 09:42 sipas orës së Uashingtonit, mbërriti, pas përkthimit, përcjelljes dhe kodimit në orën 21:00 në Departamentin e amerikan të Shtetit.

Për të mënjanuar këto ngadalësira, telefoni i parë i kuq (që në të vërtetë nuk ishte as një telefon dhe as i ngjyrës së kuqe)u vu në punë më 30 gusht 1963.

Ishte një teleshkrues ngjyrë druri të hapur që i mundësonte Kenedit dhe Hrushovit të komunikonin me mesazhe të shkruara, të koduara dhe të transmetuara me kabëll.

Në vitet 1970, një telefon u vendos, dhe në dekadën që pasoi u shtuan edhe lidhjet me satelit, duke mundësuar dërgimin e dokumenteve, si harta apo foto.

Në vitin 1994, një telefon i ri i kuq i mundëson përgjegjësve të Mbrojtjes së dy vendeve që të jenë të arritshëm praktikisht në çdo moment.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni kanë mbajtur gjithnjë sekret numrin e përdorimeve të kësaj linje të sigurtë.

Me kalimin e kohës linja komunikimi direkte u vendosën edhe mes Moskës dhe kryeqyteteve evropiane, mes Kinës dhe Rusisë dhe më pas me SHBA-në, mes Indisë dhe Pakistanit dhe shumë vendeve të tjera që kanë marrëdhënie shpesh herë konfliktuale.

Shprehja “telefon i kuq” apo “hot line” në anglisht, sot përdoret për të karakterizuar të gjitha format e komunikimit direkt mes dy vendeve apo autoriteteve mbi çështje të ndjeshme si bashkëpunimi mbi sigurinë. /ATSH