Të ushqyerit luan rol të rëndësishëm në jetë

0
178

Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.

Duhet të përqendrohemi në atë që do të hamë, në vend që thjesht të ngopemi, ndërkohë që jemi të shqetësuar për gjëra të tjera. Ndaj, mendo për ditën tënde dhe mënyrën se si je duke ngrënë. A po rrëmben diçka të shpejtë dhe po e konsumon atë në makinë? A merr diçka nga pjata që është në tryezë, ndërkohë që po pastron kuzhinën?

A po konsumoni një filxhan ose dy të tillë me kafe, pa ngrënë ushqim? Nëse e konsumon drekën dhe ndërkohë shkëmben e-maile, ose nëse konsumon një darkë të rëndë shumë vonë, atëherë duhet të rishikosh edhe njëherë zakonet e tua të ushqyerjes.

Ulu të hash në ambient të qetë

Në ditët e sotme ka kaq shumë shpërqendrim gjatë gjithë ditës. Kur ne jemi duke ngrënë, humbim vëmendjen tonë prej gjërave të tjera. Ne mund të shohim mediat sociale, të shikojmë videot, tu kthejmë përgjigje e-maileve dhe të bëjmë listat e gjërave që duhet të bëjmë. Kjo ndoshta na ndihmon të jesh produktiv, por ndërsa ne ushqehemi, duhet të përqendrohemi në atë që po shkon në trupin tonë, në vend që mezi të shohim se ç’po hamë. Mundohuni të shmangni shpërqendrimet sa më shumë të jetë e mundur. Në fillim mund të duket e vështirë por ju do të fitoni një vetëdije të re për energjinë, dëshirat, plotësinë dhe ambientin që ju rrethon. Nëse është e mundur, uluni jashtë në natyrë ose nga një dritare dhe vini re zogjtë, retë, rrezet e diellit, yjet, avionët etj. Mund të mos jetë e mundur ta bëjmë këtë në çdo vakt, por përpiquni të jeni i vendosur që në kohën kur do të hani të mos ketë shqetësime të tjera.

Thuaj një lutje përpara ushqimit

Ndoshta te ne jo, por në shumë vende të botës, përpara se të konsumohej një vakt, nisej me një lutje. Ka qenë tradicionale lutja: O Zot, beko ushqimin tonë.

Edhe pse kohët kanë ndryshuar dhe njerëzit nuk po ulen më aq shpesh së bashku për të ngrënë darkë, kjo lutje ngelet një mënyrë e mirë për t’i dhënë rëndësinë e duhur ushqimit dhe bën që zemrat tona të jenë falenderuese.

Bëje pjatën tënde të duket e bukur

Është e rëndësishme që në kohën kur të ushqeheni, të rimerrni veten. Ndaj atmosfera duhet të jetë e qetë, rifreskuese dhe ky proces të marrë rëndësinë e duhur. E gjithë kjo fillon me ty. Edhe nëse nuk je një kuzhinier i madh, ti mund ta bësh prezantimin e pjatës tënde të bukur duke shtuar disa bimë ose fruta në pjatë. Ju mund të vendosni lule ose qirinj në mes të tavolinës. Mund të keni set pjatash mjaft të mira. Ju mund të pini nga një enë e cila është e punuar me dorë. Bëni që vakti të jetë romantik, edhe nëse hani vetëm. Bëni gjithçka që mundeni për ta bërë vaktin të duket i veçantë dhe i rëndësishëm. Në këtë mënyrë ju do të dëshironi të kaloni më shumë kohë duke ngrënë dhe jo duke nxituar.

Ushqimet e plota janë të rëndësishme

Ne të gjithë e dimë se duhet të hamë më shumë perime, sidomos në krahasim me grupet e tjera ushqimore. Në thelb, gjysma e pjatës sonë duhet të përmbajë perime të papërpunuara apo të gatuara si sallata, karota, patate të ëmbla, spinaq, brokoli, fasule, speca, kungull i njomë, etj. Gjithashtu mund të fusni në pjatë ushqime të tjera të tilla si fasulet, vezë dhe vajin e ullirit. Shumë prej nesh kanë tendencë të konsumojnë vetëm karbohidrate të thjeshta dhe mish dhe nuk marrin sa më shumë fibra dhe vitamina sa duhet çdo ditë. Duke konsumuar më shumë ushqime të plota përpara dhe gjatë një vakt, kjo na ndihmon të na ngopemi më shpejt, që të fillojmë të reduktojmë përdorimin e bukës, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera që nëse përdoren shumë mund të kthehen në të pashëndetshme. Kështu do të jemi më të vetëdijshëm se çfarë po i japim trupit të konsumojë.