Të shtunën ndeshja Trepça’89 – Vëllaznimi – tifozët tashmë gati

0
129

Federata e Futbollit të Kosovës, Komisioni i Garave, në praninë e përfaqësuesve të klubeve e ka bërë tërheqjen e shortit për ndeshjet e barazhit për IPKO Superligë, ku janë caktuar skuadrat në cilësinë e vendasit.

Kjo i ka dhënë mundësi klubeve në cilësi të vendasve që të kenë përparësi në zgjedhjen e ngjyrave të fanellave si dhe të zgjedhin tribunat ku do të vendosen tifozët e tyre, pasi siç dihet çiftet përcaktohen në bazë të renditjes përfundimtare në Superligë dhe Ligën e Parë.

Kështu, ndeshja Gjilani – Besa, përfundoi sot, të enjten, ndërkaq, në ndeshjen Trepça’89 – Vëllaznimi, e cila zhvillohet të shtunën (më 1 qershor), tifozët mitrovicas do të vendosen në tribunën perëndimore, derisa ata gjakovarë në tribunën lindore.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe fillon në orën 16:00.

Tifozët “Kuqezinjet e Jakoves” tashmë janë bërë gati :

Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka dëshirë tjetër, s’ka ekip tjetër, s’ka dashni tjetër, nuk ka ngjyra tjera, nuk ka emër tjetër, nuk ka qellim tjetër, s’ka ditë tjetër e as orar tjetër. Ka 90-të minuta për ngjyrat kuq e zi, për deshirën që kanë lojtarët, ekipin KF “VËLLAZNIM”, për fitoren e barazhit, për kthim në superligë.

Krejt Gjakova nisemi në ora 13:00 te Parku i Qytetit dhjetëra autobus, vërshojmë drejt Prishtines e bëjmë me lum, lumi në 90-minuta është Kuq e Zi e mundim Trepçen 89.

E shtunë 01.06.2019 Ora 16:00

Stadioni “Fadil Vokrri” Prishtinë.

Tribuna lindore

Trepça89 vs KF. VËLLAZNIMI

“Kuqezinjët e Jakovës” Gjakovë🇦🇱