Të premten protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

0
94

Grupi “Marakli t’kerreve” të premten me datë 22 nëntor me fillim nga ora 13:00 organizojnë protestë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shtrenjtimin e sigurimeve të veturave për 26 përqind.

“Nga data 15 Nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq, prandaj me datë 22 NËNTOR 2019 (E Premte ) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së. Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona “- shkruan në njoftimin e Marakli t’kerreve.