Të premten në mëngjes më freskët, fundjava ngrohtë dhe me diell

0
107

Një front i ftohtë nga Europa qëndrore do të kaloj mbi rajonin tonë të enjten në mbrëmje, që sjellë vransira dhe riga lokale shiu më vonë gjatë natës dhe të premten herët në mëngjes. Ndërsa të premten gjatë ditës do të mbajë mot më i freskët, derisa vransirat do të shpërndahen.

Nga fundjava zona anticiklonike do të fuqizohen mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe më të ngrohtë.

10.10 – Ngrohtë. Paradite kryesisht kthjellët. Gjatë ditës vransira dhe intervale me diell.
11.10 – Herët në mëngjes vranët dhe riga lokale shiu. Ditën vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
12.10-13.10 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
14.10 – Ngrohtë. Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri në 10C, e maksimalet ditën e premte do të zbresin në 19C, e nga fundjava do të rriten deri në 25C.
Të enjten do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 6-12m/s, e ditën e premte e lehtë nga verilindja 2-4m/s.

Shtypja atmosferike të enjten do të pësojë rënie afër vlerave normale, e nga dita e premte do të shënojë rritje të theksuar.