“Të përballesh me humbjen e fëmijës, është më e vështira ndjenjë që një njeri e përjeton”

0
243
nga Leonora Shabani Bajraktari
Të përballesh me humbjen e fëmijës, është më e vështira ndjenjë që një njeri e përjeton😢
Çdo mbrëmje i lutesh zotit që bile të të vij në ëndër sepse ke mall shumë. Kur të vjen në ëndër të duket që je ç’mall por në fakt e sheh edhe më shumë mungesën dhe mallin që të është shtuar😢
Të gjitha gjërat e tjera dhimbjet e tjera janë kaluese, kurse kjo dhimbja e nënës për fëmijën e saj asnjëherë nuk kalon vetëm shtohet e rritet😢
Zot, kujdesu për nanat që kanë humbur fëmijët e tyre, e sidomos për ato nana që ende nuk e dijnë ku i kanë fëmijët.
Nanat e Gjakovës,
Nanat e Krushës,
Të gjitha nanat që i kanë të zhdukur fëmijët e tyre,
Janë HEROINA